Përveç objektit shkollorë të shkollës Abyl Frahëri që u rikonstruua nga fillimi, nxënësit e kësaj shkolle prej sot do të kenë mundësi që lëndën e edukatës fizike ta zhvillojnë në mënyrë të përsorur në sallën e sapo lëshuar në përdorim nga kryetari i Komunës së Haraçinës. Sipas informacioneve, salla në fjalë nuk ka qenë funksionale me dekada por falë punës së ish ministrit Shaqiri dhe kryetarit Ibrahimi e njëjta është funksionalizuar.
Pas shumë dekadave nxënësit e Shkollës FIllore Abdyl Fraëshëri në komunën e Haraçinës do të kenë sallë të mirrëfilltë spoorti. Kreu i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi i shoqëruar nga drejtori i Shkollës Abdyl Frashëri bënë përurimin e sallës së rinovuar në këtë komunë.
“Qëndrojmë fortë bashkërisht për ta zhvilluar arsimin në kuadër të komunës sonë dhe padyshim që kjo është ndër ato argumentet e fuqishme se kemi punuar pa ndërprerë gjatë kësaj periudhe të mandatit që kemi marrë dhe ja rezultatet janë sot shumë të dukshme, meqense kjo sallë shumë gjenerata nuk kanë arritur ta bëjnë aktivitete sportive dhe ka qenë një mungesë e madhe në kuadër të kësaj shkolle” – tha Ridvan Ibrahimi, kryetar i Haraçinës.
Drejtori Refik Saliu ka shfrytëzuar rastin që të falemderojë ish ministrin e Arsimit dhe ish kryeministrin Talat Xhaferi, sepse sipas tij ata dhe komuna jane meritorë për rinovimin dhe vënjën në fuunksion të e kësaj salle pas më shumë se 20 viteve.
“Me ndihmën e kryetarit z. Ridvan Ibrahimi dhe stafit të tij në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit Brenda një viti arritëm që prej një rrënoje ta shndërrojmë në një sallë efikase me të gjitha mjetet dhe veglat e nevojshme të mundëshme për zhvillimin e edukatës fizike, për nxënësit e shkollës sonë” – tha Refik Saliu, drejtor i shkollës.
Ndryshe, përpos sallës, së fundmi kreu i Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi përuroi edhe rikonstruimin e tërësishëm të Shkollës Abdyl Frashëri. /tvklan.mk/