E premte, 25 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

Personeli i Gjinekologjisë Çair me letër publike: Jemi për pacientët e jo për interesa personale apo grupore

Personeli i Gjinekologjisë dhe Akusherisë “Nënë Tereza” – Çair përmes një kumese ka shprehur ankesën publike të tyre për siç thuhet diskriminim dhe mobbing institucional.

 

“Denoncim i praktikave diskriminuese, mobbing-ut institucional dhe shkeljeve të rënda etike në institucionin tonë shëndetësor.

 

Të nderuar përfaqësues të institucioneve përkatëse, përfaqësues të mediave, dhe opinion i gjerë publik,

 

Ne, personeli shëndetësor dhe mbështetës i këtij institucioni, jemi të detyruar t’i drejtohemi publikut dhe autoriteteve përgjegjëse me këtë ankesë të fuqishme dhe të argumentuar, për të denoncuar një sërë shkeljesh të rënda që rrezikojnë integritetin profesional, moral dhe etik të punës sonë.

 

Në një kohë kur shëndetësia duhet të jetë shembull i transparencës, drejtësisë dhe barazisë, jemi dëshmitarë të veprimeve të turpshme që e minojnë këtë mision të shenjtë. Ne nuk do të heshtim.

 

1. MOBBING-INSTITUCIONAL DHE SHTYPJA E LIRISË SË SHPREHJES

 

Diskutim i ndaluar i pakënaqësive dhe shqetësimeve gjatë mbledhjeve të mëngjesit, duke imponuar heshtje dhe frikë mes stafit.

 

Ushtrimi i presionit të vazhdueshëm psikologjik ndaj atyre që guxojnë të mendojnë ndryshe.

 

Pyetja që ngrihet: Në çfarë institucioni shëndetësor ndodh që zëri i profesionistëve të shuhet sistematikisht?

 

2. DISKRIMINIM ETNIK DHE PARTIAK – PLAGË QË PO E THELLON PËRÇARJEN

 

Kolektivi ndahet në linja partiake dhe etnike, duke favorizuar një grup të caktuar mbi tjetrin.

 

Shkelje flagrante të barazisë profesionale:

 

Mjekët shqiptarë kufizohen në maksimum dy operacione në ditë, ndërsa mjekët maqedonas realizojnë deri në shtatë.

 

Kjo nuk është vetëm e papranueshme, por e dënueshme!

 

3. TRAJTIM I PAETIK DHE DISKRIMINUES NDAJ PACIENTËVE

 

Pacientëve u komunikohet në mënyrë të turpshme se janë caktuar për trajtim nga mjekët e “opozitës”, duke i vënë në pozitë të vështirë me pyetje të tilla si:

 

“Kush ju ka dërguar te ky mjek?”

 

“Pse po kontrolloheni te ai?”

 

“A dëshironi të ju caktojmë një mjek tjetër?”

 

Si mund të flasim për etikë mjekësore kur pacienti përdoret si mjet për të etiketuar mjekët?

 

4. DEGRADIM I PERSONELIT ME PËRVOJË – SHKATËRRIM I KAPITALIT NJERËZOR

 

Personeli me përvojë shumëvjeçare, që ka dhënë kontribut të çmuar për institucionin, degradohet në reparte të papërshtatshme, duke u detyruar të kryejë detyra si përgatitja e formulave të qumështit dhe pastrimi i shisheve për bebe.

 

A është ky respekti që meriton përvoja dhe përkushtimi shumëvjeçar?

 

5. PREKJE E DENJIMIT MORAL DHE PROFESIONAL

 

Drejtuesit e institucionit përdorin media dhe kanale të tjera për të diskredituar publikisht anëtarët e stafit që shprehin mendime të kundërta.

 

Shembulli më i fundit është fushata e paprecedentë dhe denigruese kundër drejtoreshës së Gjinekologjisë së Çairit, Dr. Pranvera Yzeiri, përmes shpërndarjes së lajmeve sensacionale dhe të pabazuara.

 

KËRKESAT TONA JANË TË QARTA DHE TË PADISKUTUESHME:

 

Ndërprerje e menjëhershme e të gjitha praktikave diskriminuese dhe shkeljeve të përmendura.

 

Hetim i pavarur nga institucionet përkatëse për të gjitha pretendimet tona.

 

Rivendosje e menjëhershme e dinjitetit profesional të personelit të degraduar.

 

Zbatim i rreptë i standardeve etike dhe profesionale në trajtimin e pacientëve dhe stafit.

 

PËRFUNDIMISHT:

 

Ky institucion nuk mund të vazhdojë të funksionojë si një arenë për përçarje etnike, hakmarrje personale dhe shkelje të dinjitetit njerëzor. Ne jemi këtu për të shërbyer pacientëve, jo për të ushqyer interesat personale dhe grupore të individëve të caktuar.

 

Ne kërkojmë drejtësi. Ne kërkojmë përgjegjësi. Dhe ne nuk do të heshtim” 1 thonë nga Personeli i Gjinekologjisë dhe Akusherisë “Nënë Tereza” – Çair.

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads