Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbledhur sot nënkryetarët e partisë, për të diskutuar lidhur me marrëveshjen me partinë e Albin Kurtit, raporton T7.
I pranishëm nuk ishte nënkryetari Lutfi Haziri, ndërsa ky i fundit për sot gjatë ditës ka të parapara disa aktivitete në Komunë të Gjilanit.
Si pasojë e këtyre deklaratave, sot nuk do të ketë takim në nivel të liderëve. Kjo u konfirmua sot gjatë ditës nga Mustafa.
VV e LDK që pas gjashtë tetorit kanë mbajtur takime për të harmonizuar programin qeverisës. Fillimisht ishin dakorduar për të harmonizuar programin, derisa, më vonë do të flitej edhe për postet ministrore.
Situata ndryshoi të hënën, kur LDK ia prezentoi një kusht të ri VV-së, atë të presidentit që do të pasojë Hashim Thaçin
/Derveni.info

