Gëzimi i fëmijëve, gëzim i të gjithëve!
Elhamdulilah! Në ditën e dytë të Kurban Bajramit, u bë shpërndarja e 3000 paketave për fëmijët. Ceremonia e kësaj feste dhe gëzimi, u realizua në sheshin e Sarajit. Fëmijët gjithashtu recituan poezi dhe ilahi të ndryshme (megjithëse shkaku i vapës së madhe, nuk patën mundësi të marrin mikrofonin të gjithë).
Falenderojmë të gjithë ata që e ndihmuan dhe e përkrahën këtë projekt, që realizimi i tij të jetë i mundshëm dhe i suksesshëm.
Lusim Allahun që t’i ruajë fëmijët tanë, t’i bëjë të dobishëm për veten, familjen dhe popullin e tyre, e të na gëzojë edhe neve së bashku me ta në këtë botë dhe në botën tjetër. Amin
Hoxhë Omer Bajrami


