Për 50 vjet pret shtetësinë e Maqedonisë!?

Selman Krasniqi një jetë të tërë e ka kaluar në lagjen e romëve në Tetovë.

50 vjeçari edhe përkundër faktit që ka lindur në këtë qytet nuk ka asnjë dokument të vetëm personal. Krasniqi thotë se më rëndë për të është kur ka probleme shëndetësore, pasi për t’u shëruar në spital duhet të paguaj privatisht. “Kam qenë njëqind herë po s`më pranojnë, se di se si do i bëhet puna nuk e di. Kemi problem vërtetë po nuk dimë ku të shkojmë. Edhe të shkoj në Shkup ku t`i kërkoj dokumentet nuk e di. Pastaj kushtojnë 200 dei 300 euro po bëhen po ne s`kemi pare” tha Selman Krasniqi, banor. Në qytetin e Tetovës ka dhjetëra persona që janë të “padukshëm”. Komuna e Tetovës këmbëngul se bashkë me sektorin joqeveritar, kanë arritur që të regjistrojnë 27 persona në librin amzë, ndërsa në procedurë e sipër është edhe regjistrimi i shtëpive të ndërtuara në mënyrë jolegale. “Banorët e asaj lagjeje që në numër janë 180, 20 prej tyre nuk posedojnë asnjëfarë dokumentacioni personal pra janë banorë të ashtuquajtur fantom. Ne si institucion jemi duke punuar që të njëjtët të socializohen në jetën publike dhe shoqërore në komunën e Tetovës, duke sistemuar edhe fëmijët e këtyre familjeve nëpër shkollat fillore”-pohoi Ahmed Qazimi, Komuna e Tetovës. Në nivel të shtetit, gjithsej janë evidentuar rreth 780 persona që nuk posedojnë asnjë lloj dokumenti, por supozohet që numri të jetë shumë më i madh. Jasna Petreska Taleski, nga Zyra për Librat Amzë e Shkupit thotë se këta persona shpesh nuk shprehin interesim për tu pajisur me dokumentacionin e duhur, nga i cili, të paktën do të përfitonin katër të drejtat elementare, Sigurimin shëndetësor, sigurimin social, të drejtën për të punuar dhe të drejtën e shkollimit.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm