E premte, 18 Prill, 2025
20.8 C
Skopje

Pensionistët në radhë për të marrë pensionet, ankohen se nuk u mjafton as për ilaçe

Të gjithë në radhë duke pritur për të marrë pensionet.. (atmosferë rradhet para bankomatit) Por paratë që i marrin sot, pensionistët thonë se i harxhojnë brenda 10 ditësh. Ushqimet, faturat dhe mbi të gjitha ilaçet, i lënë pensionistët pa para, ende pa kaluar gjysma e muajit. Ata kërkojnë që të ketë rritje në përputhje me rritjen e çmimeve të produkteve.

 

“Keni ardhur me marr pensionin? Po. A mundeni të më tregoni se sa kohë po ju çon pensioni?

10 ditë mua. Çfarë blini me to, si e menaxhoni? Pak ushqim më shumë barna”, tha një pensionist.

 

“ E harxhojmë për 10 ditë. Çka blini me to zakonisht? Për të ngrënë, miell, ujë, vaj, sheqer… Edhe barna, ne jemi diabetikë, edhe unë edhe gruaja… Çfarë të bëjmë me 100-150 euro, çfarë mund të bëjmë, jo rryma, jo mbeturinat, kur të mblidhen nuk mbet asgjë, duhesh pastaj të futemi në borxh”, tha një tjetër pensionist.

 

“Për dy javë… Normal gjëra për shtëpi… Nevojitet së paku edhe 50 për qind më shumë të marrim”, u shpreh një pensionist.

 

“Faturat, atë këtë…Për sa kohë e harxhoni? Varet, e sheh sa ke, kundrejt asaj harxhojmë…

Shumë vështirë është , pensionin e ulët e kemi 15 mijë denarë, 16”, theksoi një pensionist tjetër.

Pensionistët kërkojnë rritje të të ardhurave mujore, pasi thonë se rritja e shtatorit prej 2500 denarësh është e pamjaftueshme. Në mars të këtij viti do të ketë përsëri rritje prej 2.500 denarë të tjera.

Më të lexuara

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Trump nis heqjen e emrave të politikanëve nga lista e zezë

Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads