Paul Pogba: Islami më ka bërë njeri më të mirë

Paul Pogba ka zbuluar se ai po ‘e pyeste vetveten mbi shumë gjëra’ përpara se të kthehej në Islam dhe të bëhej «më i qetë brenda».

Ylli i Manchester United, i cili muajin e kaluar bëri një pelegrinazh në Mekë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, nuk lindi si mysliman pavarësisht besimit të nënës së tij.
Por pasi kaloi një periudhë të vështirë, Pogba vendosi të hulumtojë fenë dhe të ndjekë numrin e miqve të tij duke praktikuar Islamin, transmeton lajmi.net.
Mesfushori, i cili mbetet një objektiv transferimi për Real Madridin këtë verë, i atribuon të gjitha fesë islame, pasi sipas tij ai është bërë person më i mirë.

I pyetur se çfarë do të thotë të jesh një mysliman për të në podcastin e ri të The Times, Pogba tha: “Është gjithçka. Kjo është ajo që më bën mirënjohës për gjithçka”.
”Më bëri të ndryshoja, të kuptoja gjërat në jetë. Me mend, ndoshta, kjo më bën më paqësor brenda”.
”Islami nuk është imazhi që të gjithë e shohin – terrorizmi… Ajo që dëgjojmë në media është me të vërtetë diçka tjetër, ndërsa ajo në realitet është diçka e bukur”.
”Më ka bërë edhe njeri më të mirë. Kushdo që mund të gjej paqe mund të lidhet me Islamin”, përfundoi mesfushori francez.

 

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Artikuj të ngjashëm