Sot do të kemi mot me diell dhe vranësira. Do të fryjë erë nga veriu, herë pas here e fortë. Pasdite priten reshje të shkurtra shiu dhe ndonjë bubullimë.
Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 7 deri në 13 gradë, ndërsa ato të ditës nga 17 deri në 24 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe pak vranësira. Era do të fryjë nga veriu, mesatare deri e fortë. Temperatura minimale do të jetë 11 gradë, ndërsa ajo maksimale 24 gradë.