E diel, 27 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

Paraburgim prej 30 ditëve për anëtarin e sigurimit të kryeministrit

Polici nga Drejtoria e Gjashtë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili deri dje ishte pjesë e sigurimit të kryeministrit Hristian Mickoski gjendet në paraburgim në INP Burgu Shkup, konfirmoi për MIA-n, drejtori i institucionit, Boban Utkovski.

 

Gjykata Penale e Shkupit i ka caktuar paraburgim prej 30 ditëve Angel Saramakovit, i cili dyshohet për vepër penale “zbulim të sekretit zyrtar”.

 

MPB dje njoftoi se më 30 mars pas njohurive paraprake të mara për vepër të kryer penale “zbulim të sekretit zyrtar” sipas nenit 360 nga Kodi Penal, nga ana e nëpunësve të policisë nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale në koordinim me PTHP NKOK është kryer aksion i koordinuar policor dhe janë realizuar veprime hetuese për bastisje të shtëpisë, automjeteve dhe personave në rajonin e SPB Veles.

 

“Gjatë zbatimit të aksionit policor dhe masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, në hapësirën e parkingut para hotelit në Veles, në një automjet ‘bmv’ janë gjetur A.S., nëpunës i policisë në Departamentin për Mbrojtje të Personave dhe Objekteve të Caktuara dhe B.K., ndërsa gjatë bastisjes së kryer në automjet është gjetur një çantë me materiale zyrtare nga MPB dhe nga personat janë marrë telefona celularë, pas çka janë privuar nga liria”, bënë të ditur nga MPB.

 

Në kuadër të aksionit, gjithashtu ishin kryer bastisje në shumë lokacione, me çka ishin gjetur dhe marrë pajisje elektronike, dokumente zyrtare dhe sende të tjera relevante për hetimin. Gjithashtu, nga masat dhe aktivitetet e mara në procesin e kontrollit, DKBHKSP ka konstatuar se nëpunësi i policisë ka vepruar në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me çka i njëjti në mënyrë të paautorizuar ka poseduar materiale zyrtare, zbulimin e tyre personave të tretë jashtë ministrisë, ndërsa me të cilat veprime e ka kryer veprën penale sipas nenit 360 nga KP.

 

“Nga ana e DKBHKSP në PTHP NKOK më 31.03.2025 do të parashtrohet vepër penale kundër A.S., për veprën penale ‘zbulim të sekretit zyrtar’ sipas nenit 360 nga Kodi Penal”, njoftoi dje MPB.

 

Një pjesë e mediave njoftuan se sipas informacioneve të para informacionet sekrete të policisë u janë shitur pjesëtarëve të klanit kriminal Gërçec.

 

Pas arrestimit, nga Qeveria theksuan se hetimi duhet të konfirmojë se çka ka ndodhur dhe potencuan se siguria e kryeministrit nuk është rrezikuar.

Më të lexuara

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë 30-vjeçari i plagosur rëndë në Bit Pazar

Alajdin Sulejmani, 30-vjeçar nga Haraçina nuk i ka mbijetuar...

Po, më kanë ftuar si eksperte, por nuk marr pjesë!

Ermira Mehmeti, ish-deputete e BDI-së, aktualisht notere në Shkup,...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Gjuajtje me armë në Duqanxhik, dyshohet për viktimë afër Stacionit të Policisë

Pasditen e sotme, ka pasur gjuajtje me armë zjarri...

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

Veseli dhe Ganiu zbulojnë projektet me të cilat aplikuan!

Pas lajmeve se Saraji dhe Çairi janë në mesin...

Mickoski paralajmëron mundësi për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi mundësin që të ketë zgjedhje...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads