Me nismë të profesorëve dhe nxënësve të Shkollës së Mesme në Saraj “Saraj”, është organizuar aksion për humanitarë për të ndihmuar, nxënësin e shkollës së Mesme të Medreseja “Isa Beu”, që vuanë nga një sëmundje e rëndë dhe për shërim duhet një shumë e madhe e parave.
Me këtë aksion nxënësit dhe stafi i profesorëve kanë grumbulluar një shumë simbolike për të ndihmuar dhe për tu solidarizuar me familjen e Berat Setullahit, të nijetit i urojnë shërim dhe bëjnë thirje që të gjithë të solidarizohen dhe të ndihmojnë Beratin.
Gjithë ashtu, nxënësit e SHMQ “Saraj”, bashkërisht me profesorin e historisë Bujar Ramani, organizuan prezantimin e veshjeve tradicionale të vendbanimeve të ndryshme të Dërvendit.
Disa nxënës ishin të veshur, me veshje kombëtare që prezantonin disa fshatra dhe krahina. Nxënësit demonstruan edhe një valle popullore që është burimore nga treva e Dërvendit. Për në fund ata, kishin shtruar sofrën me ushqime tradicionale./derveni.info