More

    Nuk është mirë dikush të akuzohet pa fakte dhe pa bazë, deklaroi Demiri pasi Taravari i shpalosi dyshimet për keqpërdorim

    Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtori i Spitalit Klinik të Tetovë, Ilir Demiri, ka reaguar ndaj ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Taravarit, pasi ai ka shpalosur dyshimet për keqpërdorim të funksionit nga ana e Demirit, transmeton Portalb.mk.

    “Nuk është mirë dikush të akuzohet pa fakte dhe pa bazë, posaçërisht nga njeriu që drejtor institucion. Unë do të kisha thënë diçka tjetër. Në Spitalin Klinik të Tetovës, për gjashtë muaj sa e menaxhova unë Spitalin Klinik, u bë një ndryshim i madh, një revolucion pozitiv”, deklaroi Demiri.

    Ai ka kërkuar nga funksionarët që të marrin shembull punën e tij në Spitalin Klinik të Tetovës, “që të mund edhe ato të jenë  të suksesshëm”.

    “Ato në biografinë e vet kanë qenë ministra nga një vjet e dy vjet. Duhet të paktën të bëjnë një komparacion, çka kanë bërë ato e çka kam bërë unë”, deklaroi Demiri.

    Kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish-drejtorit të Spitalit të Tetovës. Kështu ka deklaruar më 15 gusht ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai këto komente i bëri pas promovimit të donacionit mbi 1 milionë euro nga Ecolog në repartin internistik në Spitalin e Tetovës.

    “Në Tetovë kemi indicie nuk e di si do të del në fund, s’dua të paragjykoj, kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, por na lejoni hapësirë që të dalim me dëshmi nëse kjo është e vërtetë, nëse kjo është e vërtetë, në qoftë se nuk është e vërtetë atëherë mbeten vetëm indicie”, tha Taravari.

    Ilir Demiri dhe Arben Taravari kanë qenë pjesë e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa në zgjedhjet e këtij viti ata u pozicionuan në koalicione të ndryshme, Taravari te koalicioni VLEN, Demiri te koalicioni Fronti Europian.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Arrestohet në kufirin Kosovë-RMV, Nol Nushi – Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së

    Është arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Nol Nushi.   Lajmin e ka bërë te ditur Dardan Molliqaj,...

    Trump njofton se është arritur marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza, mes raportimeve...

    SKA “LIDHJE” me kamerat e “Safe City”, dënimi do t’ju ndjekë edhe për kalimin në të verdhë!

    Nëse shkruan 50, ndërsa ju drejtoni 80, ose nëse është tashmë e verdhë dhe ju shtoni gazin për të...

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...