Nga dje NP ” Higjiena Komunale” – Shkup , ndërmori aksion për pastrimin e deponive të egra në vendbanimin Kondovë , njofton derveni.info.
Viteve të fundit përreth lumit Vardar në Kondovë nga qytetarët e papërgjegjshëm u krijuan deponi pothuajse në çdo 50 metra. Është hera e parë që një institucion ndërmer aksion të tillë në këtë vendbamim , nga i cili mbeten të kënaqur edhe banorët që jetojnë në atë zonë.
Ky aksion do të zgjasë tre ditë , gjegjësisht deri nesër./derveni.info


