Nobelisti shqiptar Ferid Murat po punon në mënyrë intensive në zbulimin e ilaçit kundër kancerit dhe se është afër finalizimit.
Lajmi bëhet i ditur për INA nga njerëz të afër të tij nga radhët e komunitetit shqiptar në SHBA, të cilët kanë financuar vizitat e fundit të nobelistit me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë.
“Po jam në komunikim me doktorin dhe sa kemi informacione ai është afër zbulimit të ilaçit kundër kancerit, gjë që në mbarë botën mund të jetë një nga zbulimet më të mëdha në shkencën e mjekësisë”, theksoi për Derveni.info një nga miqtë e afërm të Murat.
Por këtë fakt vetë Murat e kishte bërë të ditur para gjashtë viteve gjatë qëndrimit në Shkup.

