
Shqiptarja Buta Biberaj zgjidhet prokurore në qarkun Loudon, Virginia, SHBA. Ajo ka fituar garën në zgjedhjet e mbajtura dje në SHBA ndaj rivalit të saj, Mike Chapman.
Biberaj ka më shumë se 25 vite përvojë në fushën juridike. Ajo ka punuar si avokate dhe për 11 vjet radhazi ka qenë e angazhuar edhe si zëvendësgjykatëse në këtë qark.

