Nisin kontrollet speciale ndaj prodhuesve të kanabisit mjekësor, në shënjestër 43 licenca

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot kumtoi se filluan kontrollet e të gjitha ndërmarrjeve për prodhim të kanabisit mjekësor. Siç tha në konferencën për shtyp, do të duhet të kontrollohen 43 licenca.

Është sjellë, përkujtoi Aliu, edhe vendim qeveritar për emërim të anëtarëve të komisionit mes resorëve.

“Prej sot fillojnë kontrollet e jashtëzakonshme së bashku me MPB-në, derisa po vijon kjo konferencë prë shtyp, kolegët ndodhen në terren. Do të duhet të kontrollohen 43 licenca për prodhim të kanabisit mjekësor. Pardje në mbledhje qeveritare u soll vendimi për emërim të anëtarëve të komsiionit ndërmjet resorëve. Një person nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) do të kryesojë me të. U krijua në vitin 2017, ndërkaq nuk gjetëm asnjë raport për punën e tij edhe pse është një ndër kyçet për të pasur qasje se çfarë po ndodhë lidhur me prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore”, theksoi ministri.

Aliu theksoi se tani për tani janë dy komisione, njëri i përbërë nga Ministria e Shëndetësisë, i cili punon në vazhdimësi, dhe njëri – mes resorëve.

“Njërin komision e krijoi MSH-ja, numëron pesë anëtarë – dy nga Ministria, një nga Instituti për shëndet publik, një nga MALMED dhe një nga MBPEU-së, ndërsa kompetent është për dy gjëra – t’i analizojë procedurat administrative dhe të japë pajtueshmëri për licencat. Ky Komision punon në vazhdimësi dhe kemi informatë se sa lëndë janë arkivuar. Tjetri është mes resorëve, me ingerenca shumë më të gjera, i cili i analizon politikat për këtë lloj procesesh. Komisioni mes resorëve është sipas Ligjit për Qeveri dhe mendoj se ka 13 anëtarë. Është krijuar në vitin 2017, ka qenë aktiv që atëherë, por nuk ka asnjë raport, nuk ka aktivitete të cilat tregojnë për ndonjë lëshim – sistematik apo nga aspekti i infrastrukturës. Lidhur me rregulloret, janë dy, një e vjetër dhe një tjetër. Ekspertët tanë nga Ministria e Shëndetësisë dhe dy profesorë universitarë po i analizojnë. Pas analizave, nëse ka nevojë, do të dalim me procedurë për rregulloret”, theksoi minsitri.

 

Aliu informoi se të martën, në mbledhje qeveritare, ka kërkuar ndryshime ligjore që do t’i mundësojnë ministrit në raste të këtilla të ketë ingerenca për të krijuar më shumë se një komision.

 

“Një komision do të duhet të bëjë tani analizë dhe të parashtrojë rezultate. Kur krijohet një ligj, duhettë krijohet edhe infrastruktura për implementim të atij ligji”, nënvizoi Aliu.

Më të lexuara

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Artikuj të ngjashëm