More

    Nikollovski për Korridorin 8: Ky projekt nuk do të bëhet, do të shohim nëse do të ketë ndonjë projekt të ri

    Pëlqimi në parim për vazhdimin e përfundimit të projektit dhe ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8 është arritur, ndërsa ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski deklaroi se projekti do të duhet të ndryshohet sepse nuk ka marrëveshje nga pala maqedonase për projektin ekzistues dhe çmimin.

    “Dialogu filloi dje në Bruksel. Pas dy javësh në takimin e 31-të. Le të shohim. Ne këmbëngulim në qëndrimet tona që duhet të ketë një projekt të përbashkët dhe se projekti është i realizueshëm, normalisht duhet të merret parasysh çmimi, me këtë çmim sigurisht që nuk mundemi.
    Le të shohim se çfarë do bëjmë. Unë jam ende kundër këtij projekti. Ky projekt sigurisht që nuk do të funksionojë, a do të punojmë për një të ri do të shohim”, tha Nikollovski.

    Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, thuhet se i vetmi kusht i pranueshëm i Maqedonisë për realizimin e hekurudhës është nëse Bullgaria fillon projektimin e tubit të tunelit, dhe dy vendet bashkërisht ta realizojnë depërtimin e tunelit.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Siljanovska fal ish-kryetarin e Komunës së Manastirit! Ishte dënuar me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare…

    Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka falur ish kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, i cili vuante dënimin me...

    Talat Xhaferi me kritika ndaj VLEN-it/ Trupat koordinues të sektorit të sigurisë pa shqiptarë

    TALAT XHAFERI ME KRITIKA NDAJ VLENIT Ish kryeministri dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi në një prononcim për Klan Maqedoni ka adresuar...

    “I shiste pjesët funksionale nga veturat e klientëve”, mjeshtri nga Maqedonia dyshohet për mashtrim

    Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një 39-vjeçari nga Ohri, përcjell TV21....

    Profesoreshë e letërsisë serbe në Universitetin e Shkupit e pranon Islamin

    Një emër i njohur botës akademike sllave në Ballkan, Violeta Piruze- Tasevska, ka pranuar Islamin përballë një miku të...