More

    KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës

    E mërkura sjell ndeshjen e Kupës ndërmjet dy Shkëndijave, derisa duke ftuar sa më shumë spektatorë dhe për nder të tifozerisë mysafire, kryesia e skuadrës tetovare ka vendosur që hyrja të jetë pa pagesë.

    KF Shkëndija bën thirrje për një atmosferë vëllazërore dhe bashkimi para ndeshjes së Kupës së Maqedonisë, që do të zhvillohet të mërkurën në Tetovë, ndaj Shkëndijës së Haraçinës.

    “Si klub, dëshirojmë të inkurajojmë vlerat e respektit dhe solidaritetit mes tifozëve të dy klubeve. Jemi të lumtur që shorti na dha mundësinë pas një kohe të gjatë dy Shkëndijat të luajnë mes veti në një ndeshje zyrtare, derisa kjo është mundësi e shkëlqyeshme për një festë futbolli ku rivalitet sportiv do të sjellin vetëm 90-të minutat në terren. Në këtë frymë, kemi vendosur të mirëpresim publikun mysafir dhe madje i ftojmë të na bashkohen në këtë ndeshje të rëndësishme. Le ta bëjmë bashkarisht këtë ditë festë sportive!

    Për të krijuar një klimë të ngrohtë dhe miqësore, hyrja në stadium do të jetë falas për të gjithë. Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit të jenë pjesë e këtij momenti të veçantë, duke treguar se për vëllazëri nuk ka kufij,” thuhet mes tjerash në kumtesën e KF Shkëndija.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Misterioz dhe i kamufluar! Audi po teston modelin e ri RS5 në rrugët e Shkupit?

    Besoni ose jo, në rrugët e Shkupit është parë një prototip që po teston marka e veturave Audi, përcjell...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot paradite do të jetë me paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër disa lugina. Gjatë ditës...

    Shqipëria, vend ideal për t’u vizituar edhe gjatë dimrit (FOTO)

    Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Mirror”, Shqipëria sugjerohet të vizitohet jo vetëm gjatë verës,...

    Brukseli jo ndryshimeve Kushtetuese me prapaveprim?! Murtezani: Është e pranueshme çdo zgjidhje që do të na japë garanci

    Pas mesazheve të disa përfaqësuesve të Brukselit se ideja për ndryshime kushtetuese me prapaveprim është e papranueshme, ministri për...