Më 19 tetor të vitit 2003 Nënë Tereza lumturohet nga Papa John Paul-i i II-të. Misionarja më e famshme në botë me origjinë shqiptare, fillon kështu proçesin e lumturimit nga Vatikani pasi, nëpërmjet dëshmitarëve u vërtetuan plotësisht tre mrekullitë e saj.Ajo do të futet kështu përfundimisht në rradhët e dhjetra misionarëve të krishterë të cilët për veprat e tyre, janë shpallur shenjtorë nga Papa i Romës. Anjeze Gonxhe Bojaxhiu do të jetë e para klerike shqiptare që fillon proçesin e shpalljes shenjtore në botën e krishterë.