More

    Ngulfatet nga deponi të egra , lumi Treska

    Ky është lumi Treska.

    Ky lumë njihet si një ndër lumenjtë më të pastër në vend.

    Por, si duket edhe kësaj bukurie, në komunën e Sarajit po i vjen fundi.

    Anembanë lumit po krijohen deponi të egra.

    Nga mbetjet e ndërtimeve deri tek mbetjet tjera, gjithçka mund të gjendet skaj këtij lumi.

    Por jo vetëm kaq, në këtë lum derdhen edhe ujërat e zeza të pa filtruara.

    Banorët thonë se ky lum nuk ka qenë kështu, dhe se duhet të merren masa menjëherë për pastrim.

    “Para 40-50 vjetëve ai lum ka qenë shumë i pastër, edhe nga vendet e ndryshme vinin për tu larë në këtë lum, tani asnjë nuk vjen. Sot nuk vjen askush prej shkaku i ndotjes. Mendimi im është që duhet të pastrohet.”

    “Nuk ka askush se si ta bëjë, e din ata më mirë”, u shprehën disa banorë të Sarajit.

    Nga komuna e Sarajit thonë se po punohet në mënyrë intensive për të gjetur një zgjidhje për pastrimin e lumit, ndërsa bëjnë apel edhe tek banorët e Sarajit që të jenë më të kujdesshëm dhe mos ta ndotin lumin.

    “Deri më tani janë ndërmarr disa aktivitete për pastrimin e disa deponive, si plan aksional dhe si zgjidhje momentale, por tani jemi duke hartuar plan më strategjik dhe afat gjatë për pastrimin e deponive, por dhe mos krijimin e të njëjtave. Komuna e Sarajit dhe Ndërmarrja Publike “Saraj”, gjithë ashtu ju bëjnë thirrje qytetarëve për një vetëdije më të lartë publike në mbrojtjen e ambientit jetësor”, nga Komuna e Sarajit.

    Komuna e Sarajit dhe NKP “Saraj”, tani kanë intensifikuar inspektimet dhe kontrollet në gjithë territorin e Komunës së Sarajit, madje nga kjo komunë kërkojnë bashkëpunim me qytetarët që ky problem të evitohet në të ardhmen.

    Komuna e Sarajit, NKP “Saraj” dhe “Higjiena Komunale-Shkup”, kanë planifikuar një aksion më të gjerë për pastrimin e të gjitha deponive në Saraj, i cili do të realizohet ditëve në vijim.

    https://youtu.be/TcgAqnn_J40

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Haradinaj takon Grenellin në SHBA, flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kandidati për kryeminstër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell në kuadër të...

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...