Dega e Kumanovës e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme, njoftojnë nga partia e integristëve, transmeton TV21.
Siç bëhet e ditur, temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në qytetin e Kumanovës me djegien e disa veturave dhe një lokali afarist, duke vlerësuar se “fatkeqësisht janë mjaftë shqetësuese”.
“Dënojmë çdo skenarë të errët”, thonë nga BDI.
Integristët në Kumanovë kanë dalë me apel deri te të gjithë kumanovarët dhe ftojnë organet kompetente.
“Të jenë sa më vigjilent periudhën në vijim, të ruajnë qetësinë dhe të mos binë pre e provokimeve! Kërkojmë nga organet kompetente që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe ata që shkaktuan aktin e sotëm kriminal të përgjigjen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.