Nga sot, 1 mars, hyn në fuqi vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë, me të cilin çmimi i energjisë për ngrohje për shfrytëzuesit e EMV-së rritet për 5.17%, ndërsa për Shkup Sever – Energy EcoLink për 5.25%.
Sipas KRrE-së, ky korrigjim është rezultat i rritjes së çmimit të gazit natyror në bursën botërore, që në tre mujorin e fundit të vitit të kaluar është rritur për 16%. Shtrenjtimi i prek 2500 shfrytëzues që ngrohen nga këto sisteme. Kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski, tha se fatura për ngrohje qendrore mund të ulet edhe deri në 10% por vetëm nëse në sistem kyçen të gjithë shfrytëzuesit e shkyçur.