E mërkurë, 30 Prill, 2025
4.8 C
Skopje

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës për hyrjen me automjete në Parkun Kombëtar Mali Sharr, përcjell TV21. Pagesa do të bëhet përmes dërgimit të një SMS-i ose përmes skanimit të QR kodit. Të gjithë vizitorët që hyjnë në park do të duhet të paguajnë, përjashtuar banorët e fshatrave brenda parkut, pronarët e pronave private dhe subjektet juridike (kompanitë) të regjistruara në territorin e parkut.

Me dërgimin e një SMS-i për hyrjen e automjetit tuaj, ju kontribuoni drejtpërdrejt në mbrojtjen e natyrës së Sharrit dhe ndihmoni në ruajtjen e këtij thesari të rrallë natyror për gjeneratat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e sotëm të Parkut Kombëtar Mali Sharr.

Pagesa mund të bëhet duke dërguar një mesazh nga telefoni me kategorinë e mjetit dhe targën në numrin 144 – 555, ose përmes skanimit të një kodi QR ku zgjidhet kategoria dhe vendosen të dhënat përkatëse. Çmimet janë si më poshtë:

Motoçikleta dhe automjete: 150 denarë

Furgonë dhe minibusë deri në 20 ulëse: 250 denarë

Autobusë dhe mjete të rënda transporti: 450 denarë

Më të lexuara

Dy vëllezër akuzohen për vra*sje dhe tentim vra*sje në Haraçinë

Pas një procedure të zhvilluar hetimore, Prokuroria Themelore Publike...

VLEN/ Sot formohet kryesia e re, do përbëhet nga 23 anëtarë – Këta janë emrat

Koalicioni VLEN me hapa të ri drejt formësimit të...

Sërish aksident te rruga “Cvetan Dimov” në Çair, vd*es një 75-vjeçar

Paraditen e sotme është regjistruar një aksident tjetër në...

Aksident me motoçikletë në Fushë Topanë

Një aksident me motoçikletë ka ndodhur para disa minutave...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se me vendimin...

BIK: Në haxh veç përmes neve ose do të keni pasoja me gjobë atje deri në 2500

Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads