E enjte, 22 Maj, 2025
22.8 C
Skopje

Sërish aksident te rruga “Cvetan Dimov” në Çair, vd*es një 75-vjeçar

Paraditen e sotme është regjistruar një aksident tjetër në bulevardin “Cvetan Dimov” në Çair, te rruga e njohur si rruga “Jaja Pasha”, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një 75-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërkaq shtojnë se autoritetet po kryejnë kontrollet e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

 

“Sot (28.04.2025) në ora 10:15 në SPB-Shkup është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në Buevardin “Cvetan Dimov” në Shkup, në të cilin u përfshinë automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.D.(75), një furgon “Fiat” i parkuar me targa të Kumanovës, i drejtuar më parë nga H.I., që nga forca e goditjes ka lëvizur dhe ka goditur kamionin e parkuar “MAN”, me targa të Shkupit, që më parë po drejtohej nga L.S.. Mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen e M.D. Në vendin e ngjarjes është duke u bërë kontroll nën udhëheqjen e prokurorit publik nga PTHP Shkup”, thonë nga MPB për TV21.

 

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, pikërisht në këtë rrugë ndërroi jetë një 16-vjeçar, i cili me motoçikletë kishte goditur një fëmijë 14 vjeç, që po lëvizte me trotinet.

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Bastisje në pesë lokacione në Shkup, pjesë e hetimeve për grupin “Bellanoca-Baron”

Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet një aksion...

Pagesa elektronike e taksës rrugore po ndryshon, ja çfarë ka të re

Qeveria ka marrë një vendim për ndryshimin e rregullave...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.S. (35)...

Vdekja e Frosinës në aksident trafiku, 12 vite burg për Vasill Jovanovin

Vasill Jovanov është dënuar me 12 vite burg për...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads