E premte, 25 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

Nesër bojkot i ri i marketeve! Disa qytetarë sot blinin gjërat e nevojshme, që nesër të bojkotojnë

“E premtja e zezë për marketet” quhet aksioni i ri për bojkotimin e maketeve, ky aksion ka për qëllim përsëritjen e bojkotit të 31 janarit, atëherë kur DAP bëri të ditur se xhiroja e tetë rrjeteve më të mëdha të marketeve u ul për 47%.

Qytetarët e mbështesin dhe besojnë se do të ketë efekt, gjithsesi të njëjtit thonë se sot po blejnë gjërat e nevojshme, ngaqë nesër nuk do të munden.

-Çmimet si ju duken?

-Shtrenjtë janë… Shoh se keni blerë diçka. Po diçka që duhet për të gatuar, pikërisht sot erdha të blej sepse nesër do të bojkotoj.

-Çfarë t’ju them, të gjithë bojkotojmë diçka por përsëri njëjtë vazhdon. Çmimet janë katastrofë, me më pak se 1.000 denarë nuk guxon të hysh në shitore, posaçërisht pemët dhe perimet janë shumë shtrenjtë.

-Besoni se do të ketë efekt?

-Besoj në këtë, sikurse në vendet fqinje ashtu do të jetë edhe te ne.

-Koha do të tregojë, tani është herët të themi, kjo është spontane, duhet diçka më të organizuar sigurisht të bëjmë, me kërkesa konkrete dhe korrnizë konkrete, të propozihen masa… këtu ka problem të detektuar por duhet të ofrohet edhe zgjidhje.

-Sinqerisht nuk mendoj se do të ketë efekt, sepse një ditë përpara blen çfarë të duhet, për në shtëpi çfarë të duhet ushqim e më pas edhe të nesërmen blen sërish, sipas meje nuk ka ndonjë efekt, por sidoqoftë kjo është një simbolikë.

-Mendoni se duhet të merret ndonjë masë tjetër nga ne qytetaret ose institucionet?

Duhet edhe nga ne edhe nga institucionet masa, sepse situata ka dalë nga kontrolli, çmimet katastrofë, diçka është ulur, diçka është rritur, mirëpo efekt të plotë nuk shoh.

 

Pritet që Inspektorati i Tregut deri në fund të kësaj jave të përfundojë kontrollet gjashtëmujore që mbulojnë distributorët, furnitorët, prodhuesit dhe tregtarët. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi thotë se nesër ose të hënën do të njoftojë se çfarë masash do të marrë Qeveria për çmimet e produkteve ushqimore bazë.

“Është legjitime e drejtë e qytetarëve që të ketë bojkot, i kuptojmë dhe i mbështesim në këtë iniciativë, disa tregtarë kanë bërë rritje të çmimeve duke dëmtuar buxhetin e qytetarëve apo familjeve me ç’rast kanë rritur çmimet pa ndonjë arsye apo logjikë apo bazë ekonomike. Inspektorati i tregut është në terren, shumë shpejt do të përfundojë kontrolli dhe shumë shpejt pas raportit do të ju njoftojmë se cilat hapa do t’i ndërmarrim si qeveri”, tha Besar Durmishi.

 

Bojkoti që u mbajt të premten e kaluar mori mbështetje të gjerë nga opinioni, partitë dhe qeveritarët.

Sipas të dhënave të DAP qarkullimi në zinxhirët më të mëdhenj të marketeve është përgjysmuar, ka rënë për pothuajse 47% në krahasim me të premten paraprake por edhe ditën paraprake, të enjten. Por të dhënat kanë treguar se qytetarët të shtunën pas bojkotit kanë blerë për 11.2% më shumë sesa të shtunën paraprake.

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads