Policia e Shkupit ka ngritur padi penale kundër J.P.(27) nga fshati Gërçec i Shkupit për shkak të vjedhjes së rëndë.
Vjedhja është kryer më 22 janar rreth orës 12:20 në rrugën Boris Sarafov.
Vjedhësi pasi ka marrë veturën menjëherë është aksidentuar dhe në afërsi të fshatit Kondovë e ka lënë veturën dhe ka ikur. Shum shpejt J.P. është arrestuar ndërkaq vetura i’u është kthyer pronarit.