More

    MPB me aksion të ri në Haraçinë, gjenden armë në një objekt

    Policia ka gjetur armë të fshehura në një objekt herët këtë mëngjes në rrethinën e Haraçinë.

    Sipas informacioneve të para, janë sekuestruar 11 armë automatike, dhe po verifikohet lidhja e tyre me grupin kriminal nga Haraçinë, anëtarët e të cilit u arrestuan gjatë javës. Po kontrollohen gjithashtu gjurmët e ADN-së dhe shenjat e gishtave.

    Operacioni vazhdon edhe sot. Njësitë e MPB-së janë me prani të shtuar në shumë lokacione në vend.

    Pas aksionit të MPB-së, prokurori publik dha një urdhër dy ditë më parë për fillimin e procedurës hetimore kundër 18 personave, anëtarë të bandës Belanova – Baron, për të cilët ekziston dyshim i bazuar se 14 persona si porositës, ndihmës ose ekzekutorë të drejtpërdrejtë kanë kryer vepra penale vrasje, nga të cilët 12 janë të dyshuar edhe për veprën penale bashkim kriminal, ndërsa pesë prej tyre për vepra penale kundër sigurisë publike.

    Këtë katër persona të tjerë akuzohen për veprën penale shantazh.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Hulumtim, 35,2 % e qytetarëve mendojnë të largohen nga RMV-ja

    Më shumë se një e treta e popullsisë ose 35,2 për qind mendojnë të largohen nga Maqedonia e Veriut....

    Sela: Në qeverisjen VLEN, asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua, vetëm se u shkurtuan ato të drejta që i kishim…

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat tha se nën qeverisjen e VLEN-it...

    Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoni

    Nafta prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra...

    Ministria e Shëndetësisë propozon mbajtjen e maskave në spitale dhe ndalimin e vizitave te pacientët e shtruar

    Mjeku Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive, ka theksuar se ky vit është më ei butë, me...