E hënë, 5 Maj, 2025
16.8 C
Skopje

Ministria e Shëndetësisë me thirrje: Vaksinohuni, vaksinat në Maqedoni janë të sigurta dhe cilësore

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSh-në dhe UNICEF-in shënuan javën e imunizimit. Me këtë rast, ministri Arben Taravari tha se vaksinimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e popullsisë, pasi mbron nga sëmundje të ndryshme.

 

Njëherit ai apelon tek prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët, ndërsa theksoi se vaksinat që përdoren në vend janë të sigurta dhe cilësore.

 

“Ministria e Shëndetësisë vite me radhë ka siguruar vaksina me cilësi të lartë, që na bën krenarë, e cila i plotëson të gjitha standardet dhe sigurinë për pacientët nga këto vaksina, prej kompanive më të mira evropiane, të cilat i prodhojnë. Në vitin 2024 kemi rritje të vaksinimit në krahasim me tre vitet e kaluara. Këtë vit kemi siguruar në 18 komuna 35 ekipe mobile, të cilët shkojnë derë më derë për t’i senzibilizuar njerëzit me fokus të veçantë për MRP-në dhe HPV-në”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

 

Përfaqësues të OBSh-së dhe UNICEF-it gjithashtu bënë thirrje për vaksinim, duke thënë se imunizimi mbron shëndetin e qytetarëve.

 

“OBSh-ja në bashkëpunim me UNICEF-in përkrah çdo të ri në RMV, që të imunizohen me vaksinën HPV, sepse kjo vaksinë parandalon kancerin në qafën e mitrës tek vajzat e reja. Po ashtu nuk duam që të ketë pandemi të lijës së dhenve ose të kollës së keqe në RMV”, thonë nga OBSh.

 

“Përfshirja me MRP vaksinën vitin e kaluar ishte 72.3 për qind, po ashtu përfshirja e popullatës me HPV vaksinën ishte 50 për qind nga vajzat dhe kjo nuk është e mjaftueshme. I ftojmë të gjithë prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihet imuniteti kolektiv, që duhet ta kemi.”, – theksoi përfaqësuesja e UNICEF-it, Lesli Miler.

 

Ministria e Shëndetësisë për këtë vit ka siguruar 385 milionë denarë për furnizim me vaksina.

Më të lexuara

Policia zbardh vrasjen në Shkup

Policia e Shkupit ka zbardhur vrasjen e ndodhur dje,...

Lirohen çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut

Çmimet e benzinës BS-95, BS-98 dhe vajit ekstra të...

Lindi në kushte shtëpiake, foshnja e porsalindur dërgohet e vdekur në klinikën e Shkupit

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme është...

Parashikimi i motit për sot

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të...

Taravari: VLEN-i sikur serviloset, me çdo kusht duan të jenë në Qeveri

Kryetari i ASH-së Arben Taravari, ka folur për takimin...

Aksident trafiku në Kumanovë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads