More

    Pezullohet nga puna polici që lejoi kalimin e Grubit në kufi

    Ministria e Punëve të Brendshme informoi se ka marrë masa disiplinore ndaj punonjësit të policisë B.J. pasi ai ka lejuar që Artan Grubi ta kalojë kufirin, edhe pse siç thonë nga MPB ka pas një masë aktive në listën e ndalimit “mbaj dhe njofto menjëherë”.

    “Pas kontrollimeve të kryera, inspektimit të materialeve zyrtare dhe pas analizës së pamjeve të sigurisë nga kamerat e sigurisë në Stacionin Policor të Pikëkalimit kufitar “Bllacë”, Departamenti vërtetoi se punonjësi i policisë B.J. me veprimin e tij të papërgjegjshëm nuk ka realizuar kontrollet e duhura për automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga RMV, nuk e ka regjistruar për daljen nga RVM dhe udhëtarët e automjetit përkatës A.P., me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë maqedonase si pasagjer, i ka regjistruar si kalues të kufirit në këmbë, duke e anashkaluar mbikëqyrjen e duhur dhe ka realizuar kontrollin kufitar në sistemin SKPV për personin A.G. pa pritur që sistemi të verifikonte nëse personi kishte masën aktive “mbaj dhe njofto menjëherë”, dhe i ka dorëzuar pasaportat menjëherë, pas çka ata kanë lënë pikëkalimin kufitar”, thonë nga MPB-ja.

     

     

    Nga atje shtojnë se është konstatuar se nga ana e komandantit të turnit B.A., është bërë një shkelje më e rëndë e rregullit dhe disiplinës së punës. Nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale është paraqitur një propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkeljen e disiplinës ndaj B.J. dhe B.A. Kundër punonjësit të policisë B.J., Departamenti ka vendosur masën e detyrueshme të pezullimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Hulumtim, 35,2 % e qytetarëve mendojnë të largohen nga RMV-ja

    Më shumë se një e treta e popullsisë ose 35,2 për qind mendojnë të largohen nga Maqedonia e Veriut....

    Sela: Në qeverisjen VLEN, asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua, vetëm se u shkurtuan ato të drejta që i kishim…

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat tha se nën qeverisjen e VLEN-it...

    Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoni

    Nafta prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra...

    Ministria e Shëndetësisë propozon mbajtjen e maskave në spitale dhe ndalimin e vizitave te pacientët e shtruar

    Mjeku Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive, ka theksuar se ky vit është më ei butë, me...