Ministri për ambient jetësorë Naser Nuredini ka injoruar gazetarët, duke mos u dhënë përgjigje atyre në pyetjet lidhur me ndotjen e ajrit.
Arsyetimi i Nuredinit është se nuk ka kohë.
Nuredini në prezantimin e Kontrollit të tretë të gjendjes në ambientin jetësorë është drejtuar në gjuhën angleze i shmangi gazetarët me arsyetimin se nuk ka kohë.
Përndryshe kjo është vazhdimësi e praktikës së ministrit së bashku me zëdhënësen që të mos përgjigjen, ngase, siç janë arsyetuar, për të dalë në opinion ju duhet konsultim i mëparshëm dhe të përgatiten për temën për të cilën do të diskutojnë me gazetarët.

