Ja çfarë shkruan në facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi :
“Djali i BDI-së takohet dhe bisedon hapur me banorët (Çegranit dhe Llabunishtës)ndryshe nga ti.
Unë erdha duke dhënë zgjidhje konkrete njëkohësisht duke ju mësuar ingerencat që i keni si komunë.
Ky djali i Bdi-së ka marrë 3 konçesione në Llabunishtë dhe të tjerat do ti zgjedhim shumë shpejtë pa dëmtuar buxhetin e shtetit,për shkak se buxhetin e shtetit nuk e konsiderojmë pronë private ndryshe nga disa “udhëheqës” institucionesh.
E di që ske kohë të merresh me biografitë tona se ke angazhim “maksimal” për të qenë protagonist, të kuptoj sinqerisht.
Unë të dhash zgjidhjen, tash #vepro e leni deklaratat qesharake.
Takohemi me 12 prill ?” .

