E premte, 25 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

Mickoski në SHBA kërkon garanci për ndryshimet kushtetuese, Aggeler: Uashingtoni s’mund ta bëjë këtë, nuk jemi pjesë e BE-së

 

 

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela P. Aggeler tha se SHBA-të nuk mund të japin garanci se nuk do të ketë kushte të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, shkruan TV21. Edhe pse Mickoski thotë se këtë po e kërkon gjatë vizitave në SHBA, Aggeler thotë se i vlerëson vizitat e kryeministrit dhe ministrave, por që kjo kontribuon vetëm në marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

 

 

“Uashingtoni nuk jep garanci në rrugën drejt BE-së, sepse nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian. Mendoj se është një diskutim që është duke ndodhur dhe që ka ndodhur me zyrtarë të lartë në BE, por do të them se jam e kënaqur që kryeministri dhe pjesëtarët e Kabinetit të tij janë në Uahsington. Kjo është një marrëdhënie e rëndësishme dhe mendoj se fakti që ishte atje disa herë pas marrjes së funksionit si kryeministër dhe disa ministra të tjerë, kjo flet për afërsinë e marrëdhënieve dhe shumë mënyra që ne, si SHBA dhe Maqedoni e Veriut, mund të bashkëpunojmë në mënyrë bilaterale”, tha Aggeler./tv21.tv

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads