E premte, 25 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

Mickoski: Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk ka informacione që Arben Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe koalicionin VLEN. Mickoski thotë se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm.

“Unë nuk kam informacione të tilla, se do ta braktis koalicionin qeverisës z.Taravari dhe koalicionin VLEN, përkundrazi mendoj se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale dhe si do të pozicionohet koalicioni VLEN, atëherë atë pyetje më mirë është ta adresoni te ata, ata të përgjigjen”, tha Mickoski.

 

I pyetur për kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski tha:

 

“Kush kërkon zgjedhje të parakohshme? Opozita. Nuk jam i sigurt që e gjithë opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nëse pajtohen, ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje, por nuk jam i sigurt se opozita e plotë kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Mickoski.

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads