More

    Mexhiti tha “po vjen era shtet”, reagon BDI: Këtij shteti i vjen era kundërmuese e Jugosllavisë

    Nga opozitarja BDI kanë reaguar pasi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti sot duke komentuar ndjekjen penale të Artan Grubit, tha se “Po vjen era shtet,” Nga BDI thonë se shteti nën pushtetin e VMRO-së dhe VLEN-it, po i ngjason ish Jugosllavisë.

     

    Në lidhje me: Mexhiti thotë se “po vjen era shtet”, refuzon të japë informacione shtesë për Grubin edhe pse tha se është në Shqipëri

     

     

    “Këtij shteti i vjen era kundërmuese e Jugosllavisë së fundviteve të 80-ta—një sistem që përjashton dhe diskriminon, që margjinalizon dhe anashkalon qytetarët që kanë kontribuar dhe e kanë ndihmuar këtë shtet të arrijë një status të ri, por që tani po e humbet atë për shkak të një politike të papërgjegjshme. A po vjen era shtet, kur Presidentja e shtetit nuk ka asnjë këshilltar shqiptar për çështje të sigurisë? A po vjen era shtet, kur as drejtori dhe as zv. drejtori i Agjencisë për Zbulim nuk janë shqiptarë? A po vjen era shtet, kur Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka anashkaluar kandidatin më të kualifikuar, Gjeneralin Emini, duke emëruar një kandidat që është ngritur në gradë vetëm një ditë para emërimit? A po vjen era shtet, kur në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shërbimin Ushtarak për Inteligjencë dhe Siguri, profesionistët shqiptarë janë larguar dhe tani nuk ka asnjë nëndrejtor shqiptar? A po vjen era shtet, kur në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), asnjë nga ndihmësministrat nuk është shqiptar? Po, vjen era shtet, por sipas shijes së patronëve tuaj!”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...