Mexhiti takon kryetarin e Esenlerit: Çairi mbetet i hapur për partneritete me komunat turke

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se ka realizuar takim me kryetarin e komunës së Esenlerit nga Stambolli, Mehmet Tevik Goksu.

Sipas njoftimit, në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Sot, në Komunën e Çairit, pata kënaqësinë të mirëpres kryetarin e Komunës së Esenlerit nga Stambolli, z. Mehmet Tevfik Göksu, në një takim miqësor dhe shumë domethënës për forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe lidhjeve të ndërsjella mes vendeve tona.

 

Gjatë takimit, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin lokal, projektet infrastrukturore, kulturën, arsimin, rininë dhe shkëmbimin e përvojave në qeverisjen komunale.

 

Theksova se Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me komunat mike nga Republika e Turqisë, në funksion të zhvillimit dhe interesit të qytetarëve tanë.

Marrëdhëniet e mira ndërmjet popullit shqiptar dhe atij turk janë të ndërtuara mbi respekt, histori dhe miqësi të sinqertë, ndërsa këto takime i japin një dimension të ri afrimit institucional dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes komunave tona.

E falënderuam kryetarin Göksu për vizitën dhe gatishmërinë për të thelluar komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen, me bindjen se partneritete të tilla sjellin vlerë për qytetarët tanë”, ka shkruar Mexhiti.

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Shtrenjtohet dukshëm nafta, lirohet benzina

Nafta nga mesnata do të shtrenjtohet për 5,5 denarë...

Artikuj të ngjashëm