Mexhiti përfaqësuesve të BDI-së: Mjaft e gënjyet popullin, kaosi i shkaktuar për gjuhën shqipe është vetëm pasojë e pazareve për pushtet

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, në një status në facebook ka akuzuar BDI-në se gjatë viteve që kanë qenë në Qeveri, me gjuhën shqipe kanë bërë vetëm pazare dhe se kaosi i shkaktuar është vetëm pasojë e pazareve për pushtet.

“Arsyetimi se ‘20%’ është vetëm etiketë ndërsa në kllapa qëndron ‘gjuha shqipe’ tingëllon sikur arsyetimi se vendosja e Kosovës nëpër fusnota në forumet ndërkombëtare nënkupton që Kosova është shtet i njohur plotësisht në arenën ndërkombëtare, ndërsa realiteti është më ndryshe.

Nuk është as e saktë as e vërtetë se ‘20%’ është etiketë që nuk përcakton përmbajtjen. Përkundrazi, përmbajtja kushtëzohet nga ‘20%’.

Përmes relativizimeve të këtilla për më shumë se 20 vjet nuk arritën që të sigurojnë bazën juridike për barazi të plotë gjuhësore mes shqipes dhe maqedonishtes.

Prandaj, kur sot përpiqen të ngrejnë dofarë alarmesh për gjoja se zhbërjen e shqipes, unë vetëm do t’i pyes publikisht:

Sa funksionarë të tyre dhe sa fëmijë funksionarësh e kanë dhënë provimin e jurisprudencës në maqedonisht dhe pse?

Përse udhëzimet, historitë, anamnezat dhe shkresat tjera medicinale vazhdojnë të jenë vetëm ne maqedonisht dhe asnjëherë nuk kanë qenë edhe në shqip?

Përse Banka popullore si edhe bankat komerciale nuk e kanë komunikimin e shkruar edhe në shqip, përpos maqedonishtes?!

Përse Katastri nuk ka evidencë dhe nuk lëshon fleta pronësie, çertifikata e vërtetime edhe në shqip?!

Në cilën gjuhë punon administrata e qytetit të Shkupit?!

Çfarë gjuhe përdorin avokatët, noterët dhe përmbaruesit në punët e tyre? A kanë të drejtë që në procedura dhe në komunikim të shkruar ta përdorin gjuhën shqipe?!

Këta janë vetëm disa shembuj që shpjegojnë në praktikë çfarë përmbajtje dhe çfarë statusi i kanë dhënë për dy dekada gjuhës shqipe. Mjaft e gënjyet popullin nëpër studio televizive! Me gjuhën shqipe janë bërë pazare politike dhe kaosi i shkaktuar është vetëm pasojë e pazareve për pushtet.

Për këto tema kam biseduar dje në Tiranë. Që të mos ketë më shumë dilema”, ka shkruar Mexhiti.

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Shtrenjtohet dukshëm nafta, lirohet benzina

Nafta nga mesnata do të shtrenjtohet për 5,5 denarë...

Artikuj të ngjashëm