More

    Me rastin e festave të Nëntorit Komuna e Sarajit, organizon ekspozitën “Trevat Lindore Shqiptare gjatë shekullit XX”, dhe manifestimin kulturoro letrar “Ne, drita e Kombit”

    Me rastin e festave të Nëntorit Komuna e Sarajit, organizon ekspozitën “Trevat Lindore Shqiptare gjatë shekullit XX”, dhe manifestimin kulturoro letrar “Ne, drita e Kombit”.Ky manifestim do të mbahet me 25.11.2017 te Restorant Korabi në ora 17:00 , njofton derveni.info.

    Ekspozita do të përmbajë 65 pano me 211 eksponata (dokumente arkivore, fotografi, harta dhe materiale të ndryshëm ilustruese) që janë siguruar gjatë hulumtimeve disavjeçare nëpër arkivat e shteteve ballkanike (Arkivi Shtetëror i R Maqedonisë, Arkivi Qendror i Shqipërisë, Agjencioni Shtetëror i arkivave të Kosovës, Arkivi i Sllovenisë, Arkivi Shtetëror i Bullgarisë), botues i së cilës është Bashkësia Islame e Maqedonisë, që për herë të parë këto fakte dhe dokumentacione i nxori në dritë në 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar.

    Me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së shtetit Shqiptar ekspozitën do ta prezantojë Komuna e Sarajit, duke e pasuruar me orën letrare “Ne, drita e Kombit”./derveni.info

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...

    10 vjeçarja Esila Xhaferi po lufton me kancerin! Familjarët kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e saj…

    Vogëlushja Esila Xhaferi, vetëm 10-vjeçare, është diagnostikuar me kancer.   Ajo po lufton me këtë sëmundje teksa për shërim duhet urgjentisht...