E diel, 11 Maj, 2025
20.8 C
Skopje

Më 15 nëntor hyn në fuqi ligji për përgatitjet dimërore për vozitësit

Për shoferët e automobilave, fuoristradave dhe kamionëve të lehtë është i domosdoshëm posedimi i gomave të dimrit dhe i zinxhirëve, ndërsa shoferët e autobusëve dhe të kamionëve transportues edhe lopata nëse në rrotat lëvizëse të makinës nuk mund të vendosen zinxhirë për borë. Sanksionimi në sezonin e ardhshëm dimëror do të jetë konform rregullores ekzistuese për pajisje dimërore në automobila, me të cilën caktohet gjobë prej 15 eurove. Me ligjin e ri për siguri në trafikun rrugor, përpilimi i të cilit është në vijim, sipas paralajmërimeve, janë parashikuar gjoba prej 45 eurove për posedim të pajisjes dimërore.

Neni 404 i Ligjit për siguri në qarkullimin në rrugë parashikon se automjetet motorike dhe makineritë e punës kur marrin pjesë në trafik në rrugë jashtë vendbanimit, në periudhën prej 15 nëntorit deri më 15 mars detyrimisht duhet të posedojnë pajisje të caktuar dimërore. Autobusët dhe automjetet e tjera transportuese, të cilat për shkaqe teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat lëvizëse të makinës duhet të kenë gomë dimri dhe mjet dore – lopatë. Goma dimri janë ato të cilat në njërën anë të tyre kanë shenjën: „МЅ“, „М+Ѕ“, „М&Ѕ“ dhe shenjën e kristalit të dëborës. Rregullorja cakton se në qarkullimin rrugor të automjeteve nuk vendosen goma me thumba. Detyrimi për pajisjen e domosdoshme dimërore zgjat deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads