Jozyrtarisht, bëhet fjalë për një bakter infektues te patat, i cili mund të përhapet edhe te njerëzit. Në ditët e fundit kanë ngordhur dhjetëra pata, dhe tani po eliminohen edhe të tjerat.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ZOO Shkupi, Zoran Popov, nuk iu përgjigj thirrjeve tona, ndërsa drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Oliver Milanov, shkurtimisht na deklaroi se që nga mëngjesi herët ndodhet në Kopshtin Zoologjik dhe se do të bëhen të gjitha analizat e mundshme për të kuptuar saktësisht për çfarë bëhet fjalë.

“Në këtë moment nuk mund të jap asnjë informacion konkret pa i marrë rezultatet e analizave”, na deklaroi Milanov.

Kopshti Zoologjik në Shkup, ku kryetarja e komunës, Danela Arsovska, gjatë mandatit të saj deri më tani ka ndërruar katër drejtorë, vazhdimisht është nën kritika të ashpra nga publiku për shkak të numrit të madh të kafshëve të ngordhura dhe mungesës së transparencës në punën e tij vitet e fundit.