E diel, 27 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

Mblidhet Kuvendi! Propozohet rritja e dënimeve për shkelësit e ligjit për qetësi publike!

Pas një pause disa javëshe deputet filluan punën ata propozuan ndryshime ligjore që parashikojnë rritjen e dënimeve për shkelësit e ligjit për qetësi publike, pas tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona. Propozimi, i mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, përfshin rritjen e gjobave për subjektet juridike dhe personat përgjegjës.

Tragjedia në Koçan dhe humbja e 59 jetëve bëri që deputetët e shumicës parlamentare të propozojnë nevojën e ndryshimeve ligjore për kundërvajtje, siguri rend dhe qetësi publike. Ky propozim ligj i propozuar nga VMRO-DPMNE-ja u mbështet edhe nga LSDM-ja opozitare. Me propozim ndryshimin e ligjit për kundërvajtje, siguri dhe qetësi publike parashihet rritja e dënimeve në mënyrë drastike për subjektet juridike po edhe për personat përgjegjës.

PROPOZIM LIGJI

“Kushdo që lejon praninë e të miturve në ambientet e hotelierisë ose në ambientet e argëtimit (kafe, bare nate, diskoteka dhe objekte të ngjashme) më vonë se ora 24:00, gjobitet: – Mikrotregtarët në vlerë prej 50 deri në 1.000 euro, tregtarët e vegjël nga 50 deri në 2.000 euro. – Tregtarët e mesëm nga 250 deri në 6.000 euro në kundërvlerë në denarë dhe tregtarët e mëdhenj nga 250 deri në 10.000 euro. Personi përgjegjës në shoqëri tregtare që ushtron veprimtari hoteliere ose person tjetër juridik në shumë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë në denarë.”

 

Ndryshime do të ketë edhe në nenin për përdorimin e fishekzjarreve.

 

PROPOZIM LIGJI

 

“Dënohet me gjobë prej 100 deri në 250 euro në kundërvlerë të denarit, kushdo që organizon fishekzjarrë, ose ngjarje të ngjashme në vend publik pa autorizim ose nuk i merr masat e sigurisë në kuptim të nenit 39 të këtij ligji. Për kundërvajtjen nga paragrafi 1 i këtij neni, me gjobë prej 50 deri në 1.000 euro do t’i shqiptohet subjektit juridik – për tregtarët e vegjël, nga 50 deri në 2.000 euro – për tregtarët e vegjël, nga 250 deri në 6.000 euro. Për tregtarët e mesëm dhe nga 250 deri në 10.000 euro – Për personin përgjegjës nga 50 deri në 500 euro në kundërvlerë në denarë.”

 

Kuvendi sot miratoi vetëm nevojën për ndryshimin e këtij ligji, miratimi përfundimtar pritet të ndodhë brenda ditëve ose javëve në vazhdim, për çka LSDM-ja ka paralajmëruar amendamente për të njëjtin edhe pse e përkrahu me vota nevojën për ndryshim. /tvklan.mk

Më të lexuara

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë 30-vjeçari i plagosur rëndë në Bit Pazar

Alajdin Sulejmani, 30-vjeçar nga Haraçina nuk i ka mbijetuar...

Po, më kanë ftuar si eksperte, por nuk marr pjesë!

Ermira Mehmeti, ish-deputete e BDI-së, aktualisht notere në Shkup,...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Gjuajtje me armë në Duqanxhik, dyshohet për viktimë afër Stacionit të Policisë

Pasditen e sotme, ka pasur gjuajtje me armë zjarri...

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

Veseli dhe Ganiu zbulojnë projektet me të cilat aplikuan!

Pas lajmeve se Saraji dhe Çairi janë në mesin...

Mickoski paralajmëron mundësi për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi mundësin që të ketë zgjedhje...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads