Dje në Kanjonin e Matkës për herë të parë u organizua orë poetike me moton “Poezi dhe Natyrë”. Ky event i organizuar nga Shoqata për promovim dhe turizëm “Matka ADVENTURE” në bashkëpunim me “ABC Poetike” grumbulloi në një vend nxënësit disa shkollave fillore poetë të rinj, si dhe dashamirë të poezisë, poetë e shkrimtarë nga Shkupi e më gjërë.
Përveç recitimit të poezisë së bukur shqipe të pranishmit patën rastin të dëgjojnë edhe tingujt e bukur të çiftelisë. Ky event ishte i finansuar nga Ministria e Kulturës së RMV. /derveni.info


