“Matka”, kallëzim penal për Blerim Bexhetin

Kundër kryetarit të komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit do të ngritët procedurë për përndjekje penale për rastin me platformat e vendosura në mënyrë të paligjshme në Matkë. Antikorrupsionerët kanë vërtetuar se Bexheti edhe përkundër asaj që ka pasur obligim ligjor që të refuzoj kërkesat për legalizim të objekteve të përkohshme, ai nuk ka vepruar, ndërsa lëndët i ka ruajtur në sirtar. Nga Komisioni thonë se deri te Qeveria do të dërgojnë propozim-obligime që do të duhet t’i ndërmarrë Ministra për ambient jetësor dhe planifikim hapësinorë dhe me këtë Matka të shpallet zonë e mbrojtur. Nga Antikorrupsioni informojnë se është formuar lëndë edhe për ndërtimet pa leje në Ohër si dhe për tenderin e kontestueshëm të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragan Rashkovskit, për furnizimin e kontestueshëm të sistemit për radar nga M-NAV.
“Komisioni solli nismë për fillimin e procedurës për përndjekje penale për kryetarin e komunës, për shkak se nuk u është përgjigjur kërkesave, ndërsa deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deri te Ministria për transport dhe lidhje do të japim rekomandim për sjellje të vendimit për marrjen e kompetencave nga  inspektori i autorizuar i ndërtimtarisë. Kjo është në përputhje me nenin 145 i Ligjit për ndërtim. Gjithashtu do të dërgojmë rekomandim deri te Qeveria që të ngarkoj Ministrinë kompetente për ambient jetësor, që në afat sa më të shkurtër të mundshëm të përgatit propozim-ligj për shpalljen e Kanjonit të Matkës për zonë të mbrojtur”, deklaroi Biljana Ivanovska.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm