More

    “Mashtruesit” dietalë: Ku gabojmë kur është fjala për kaloritë?

    “Mashtruesit” dietalë: Ku gabojmë kur është fjala për kaloritë?

    Shumica besojnë se janë duke u ushqyer shëndetshëm, mirëpo disa artikuj ushqimorë që i konsiderojmë dietalë, shpesh kanë më shumë kalori se saqë mendojmë. Andaj, mësoni se cilat janë ata artikuj “mashtrues” me të cilët do të duhej të jeni më të kujdesshëm.

    Revista Shape , ka përpiluar listën e artikujve “më mashtrues” dietalë. Lexoni se cilat janë ato:

    1. Rrushi i tharë
    Një qese e vogël mundet të përmbajë edhe deri në 130 kalori, pra ekspertët mendojnë se është më mirë që të hahet një enë e plotë me rrush të freskët dhe ashtu të kurseni në kalori. Rrushi i tharë është i shëndetshëm dhe i shkëlqyeshëm për nxitje të tretjes, po nuk është ushqim me pak kalori.

    2. Ëmbëlsirat me oriz
    Edhe pse duken sikur “dietale’ ato nuk kanë pothuajse ndonjë shije, shpesh përmbajnë sasi të njëjtë të kalorive sa edhe biskotat e thjeshta.

    3. Çokollata e zezë
    100 gramë të kësaj çokollate mundet të përmbajë edhe deri në 600 kalori. Mos e teproni, pra me çokollatë të zezë vetëm për shkak se është më e shëndetshme se e zakonshmja, por hani vetëm një pjesë të vogël, ndërsa pjesën tjetër e lini për nesër.

    4. Vaji i ullirit
    Dy lugë me vaj ulliri pasurojnë shujtën tuaj, madje edhe me 238 kalori, gjë që nuk e vërejnë shumë njerëz, sepse mendojnë për të si për një “ushqim të shëndetshëm”.

    5. Salmoni
    Një file ka mesatarisht 734 kalori, ndërsa kur ia shtojmë vajin dhe erëzat, mund të arrijë edhe deri në 1.000 kalori dhe atë pa ia shtuar patatet, orizin ose sallatën. Salmoni është shumë i shëndetshëm dhe shumë i mirë për shëndetin tonë, por ka më shumë kalori sesa mendojnë shumë njerëz.

    7. Thërrimet e bukës
    Fakti që janë thërrime të bukës nuk do të thotë që janë pa kalori. Nëse vendosni t’i shtoni ushqimit thërrime të bukës, ia shtoni edhe 100 deri në 150 kalori shujtës suaj.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Trump njofton se është arritur marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza, mes raportimeve...

    SKA “LIDHJE” me kamerat e “Safe City”, dënimi do t’ju ndjekë edhe për kalimin në të verdhë!

    Nëse shkruan 50, ndërsa ju drejtoni 80, ose nëse është tashmë e verdhë dhe ju shtoni gazin për të...

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me reshje të përkohshme të dëborës. Do...