LDK i përgjigjet VV’së: Jemi unik në qëndrime, nuk heqim dorë nga Presidenti

Dy kryesitë, ajo e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë mbledhur sot për të diskutuar se a pajtohen në parim me marrëveshjen që dy liderët Albin Kurti dhe Isa Mustafa, e kanë arritur dhe janë pajtuar me të tani, shkruan Gazeta Metro.


Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar takimin me kryesinë e saj dhe ka treguar se qëndrimet e tyre janë unike dhe të bashkuara.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka deklaruar se qëndrimet e LDK’së janë unike dhe se kërkesat e partisë së tyre për poste ministrore deh presidentin nuk do të ndryshojnë.

Kështu Mustafa ka lënë të nënkuptohet me deklaratat e tij se janë unik si parti dhe se nuk do të heqin dorë nga qëndrimet e kryetarit të tyre Isa Mustafa, që pozita e Presidentit t’i takon atyre.

“Ne jemi unik dhe të bashkuar në qëndrimet tona,  kemi përafrime substanciale me Lëvizjen Vetëvendosje, negociatat do të vazhdojnë me qëllim që të arrihet një koalicion bashkë qeverisës”, tha Mustafa, transmeton Gazeta Metro.

“Nuk kemi barrikadime, pra jemi duke diskutuar dhe negociuar për të ndërtuar mirëbesim dhe mirëkuptim që së bashku të arrijmë deri tek një marrëveshje për bashkëqeverisje, vullnet i LDK’së është që të ketë koalicion, pra marrëveshja do t’i takon liderëve të dy partive të flasin”, tha Mustafa.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje pas mbledhjes së kryesisë së saj ka kërkuar nga LDK që të heq dorë nga pozita e Presidentit.

Dy partitë kanë shtuar se janë duke e pritur edhe takimin e sotëm të orës 16:00 në mes të kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa dhe liderit të VV’së, Albin Kurti.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm