
Ditëve të fundit në fshatin Bojanë janë vendosur disa lojra për fëmijë në pjesën e quajtur Xhibre. Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes duket se “këndi i lojrave” siç e ka quajtur Komuna e Sarajit, është vendosur në një hapsirë të parregulluar dhe që nuk plotëson asnjë standard. Përderisa gjithkund në botë lojrat vendosen në hapsirë të mbuluar me bar ose me dysheme prej gome komuna e Sarajit ka vendosur lojrat në Bojanë në hapsirë me gur ku fëmijët vetëm mund të dëmtohen e aspak të zbaviten.
Një banor i fshatit shprehet për derveni.info i revoltuar nga sjellja e papërgjegjshme e komunës dhe i perkujton ato se Bojana nuk gjendet në Afrikë.
Në ndërkohë ende pa kaluar as 10 ditë një pjesë e lojrave janë jofunksionale.


