Kush ka 100 mijë franga në bankë, Zvicra e surprizon

Parlamenti ka bërë të ditur kufirin deri në të cilin mund të pretendohen përfitimet suplementare (EL). Ajo është, pronësia deri në 100 mijë franga. Këtu nuk llogaritet shtëpia ose banesa në të cilën personi është duke jetuar.
Dhoma Nacionale dhe ajo e Kantoneve kanë arritur sot pajtimin lidhur me reformën e përfitimeve suplementare (ndihmave plotësuese), shkruan srf.ch.
Siç ndodh zakonisht, të dyja dhomat është dashur që në Konferencën e Unifikimit të bënin kompromise në pika të cakuara. Dhoma Nacionale ka pasur sukses në përcaktimin e saj rreth pragut të pasurisë, pas kalimit të të cilit shuhet e drejta për të kërkuar përfitim suplementar, transmeton albinfo.ch. Kështu, personat që zotërojnë pasuri private prej më shumë se 100 mijë frangash, në të ardhmen nuk do të kenë të drejtë të marrin përfitime të tilla. Ndërsa për çiftet, pragu i pasurisë është 200 mijë franga.

Pasuria në formë të banesës private në të cilën personi është duke banuar, nuk do të llogaritet në pragun e përmendur. Por pronësia mbi banesën i nënshtrohet rregullave të zakonshme për përllogaritjen e Përfitimeve Suplementare (EL) dhe do të llogaritet atje si pronësi. Në rast se trashëgimia e një përfituesi nga EL tejkalon shumën prej 40 mijë frangash, EL megjithatë duhet të kthehet mbrapsht.

Por në lidhje me asetet ende të diskutueshme pasurore për përllogaritjen e EL, ka fituar qëndrimi i Dhomës së Kantoneve. Kështu, mbi bazë të qëndrimit të saj, është vendosur që kjo shumë të ulet në 30 mijë franga për individët dhe 50 mijë franga për çiftet e martuara. Dhoma Nacionale mendonte t`i ulte ato në 25.000 përkatësisht 40.000 franga.
Propozimi i Konferencës Unifikuese ka siguruar 453 milionë franga kursime sa u përket përfitimeve suplemnetare. Pjesa prej 146 milionë frangave do të kursehet përmes llogaritjes së pragut pasuror, ka thënë zëdhënësja e komisionit, Ruth Humbel. Sipas saj, “masat e kursimit nuk godasin njerëzit, ekzistenca e të cilëve varet nga përfitimet suplementare (EL).
Projektligji është tashmë i gatshëm për votimin përfundimtar. Ende nuk është e qartë nëse do të ketë referendum kundër reformës së EL. Para një viti, ishte ngritur një aleancë e përbërë nga sindikatat, organizatat e personave me nevoja të veçanta, ato të grave dhe organizatat e pensionistëve e cila synonte pengimin e planeve për kursim (reformën e EL).

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm