Kurti: Nuk do të përkrahim asnjë parti politike në Maqedoni në zgjedhjet parlamentare

Albin Kurti, kryetari i lëvizjes vetëvendosje dhe Kryeministri në pritje i Kosovës në një intervistë për Alsat, thotë se për rajonin nuk duhet të ketë asnjë zëvendësim për anëtarsimin në BE.  Ai thotë vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për vetëm me qëllim anëtarsimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Iniciativat rajonale me siguri që janë të nevojshme, por absolutisht nuk mund ta zëvendësojnë integrimin Evropian. Nuk mund të themi ne që nuk po integrohemi në BE, e po bëjmë ndonjë gjë ndërmjet veti këtu- deklaroi Albin Kurti, kandidat për kryeministër të Kosovës.

Vlerëson si akt përgjegjegjësie shkuarjen në zgjedhje të parakohshme në Maqeedoninë e veriut, por thotë se tani nga pozitat e Kryeministrit të ardhëshëm të Kosovës nuk e di nëse do tëmbështesin ndonjë subjekt politik shqiptar hapur gjatë fushatës:

Unë nuk mund të them sot se do të mbështesim këtë apo atë subjekt!- tha Albin Kurti.

Ndër të tjera Kurti tha se ai as në të kaluarën nuk kA mbështetur një parti të caktuar, por kemi mbështeur një kandidat të caktuar. Është e rëndësishme që subjektet atje të bëjnë një bashkëpunim paraprak.

Albin Kurti pret që të vizitojë Maqedoninë, të ketë marrëdhënie më të afërta me Shqipërinë por për tu stabilizuar plotësisht rajni, thotë që Serbia duhe të pajtohet me realitetin se Kosova është shtet i pavarur:

Normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë kalon nëpërmes normalizimit të Serbisë si të tillë. Në Kosovë është tentuar gjenocidi 860 mijë shqiptarë janë deportuar jashtë Kosovës në pranverën e vitit 1999. Mbi 1 milion prej shtëpive të tyre, i kemi 20 mijë vajza e gra të përdhunuara, gjallë janë ato të gjitha- theksoi Albin Kurti.

Albin Kurit tha se me LDK-në janë marrë vash se qeveria e re do ketë 12 ministri, pret sa më parënë Nëntor ta marrë edhe zyrtarisht postin e Kryeministrit. Intervistën e plotë mund të ndiqni në ora 22.00 në Programin 200.

 

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm