Kujdes me vozitjen! MPB për 10 ditë ka arrestuar 151 persona për drejtim të pakujdesshëm të makinës

Në periudhën nga 01.03.2026 deri më 10.03.2026, si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore që i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 6,264 urdhërpagesa të lëshuara, 1,800 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.

 

“Janë privuar nga liria 151 persona, nga të cilët 32 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, një për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në vendbanim, tre për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara jashtë vendbanimit, 50 për vozitje pa patentë shoferi, 12 për shkak të ndalimit të shqiptuar më parë për drejtimin e automjetit”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

 

Në po këtë periudhë, janë sekuestruar 53 automjete sipas nenit 300-b të Kodit Penal.

“Më tej, sipas pasqyrës statistikore të veprimtarive policore, gjatë 10 ditëve të kaluara të muajit mars, janë evidentuar 1,477 shkelje për parkim të parregullt, si dhe 110 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, janë sanskionuar 43 vozitës motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, ndërsa janë sanksionuar edhe 238 këmbësorë dhe një vozitës të trotinetit elektrik”, njfton MPB-ja.

 

Gjithashtu janë sanksionuar 754 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë. Në përputhje me Ligjin për Automjetet, 67 automjete janë mënjanuar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, dhe 79 për shkak të parregullësisë teknike. Janë sanksionuar edhe 25 shoferë për mospërmbushjen e kushteve të përshkruara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve.

 

Nga atje theksojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për një siguri më të madhe rrugore.

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Ish-drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut nën hetim, dyshohet se shkaktoi dëm prej 11 milionë denarësh

Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në...

Artikuj të ngjashëm