Kotsias shkruan libër për Marrëveshjen e Prespës

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias në vilën e tij në ishullin grek Alonisos, shkruan libër kushtuar Marrëveshjes së Prespës.

Sipas mediave greke, siç njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina, Koxias nga fillimi i verës është në Alonisos, ndërsa do të mbetet aty deri në shtator, ku është i izoluar nga të gjithë, punon në librin e tij të ri, i cili duhet të jetë gati deri nga fundi i vitit.

Portali informativ “Njuzbist” komenton se në SYRIZA ekziston druarje se libri mund të zbulojë çfarë roli kanë luajtur persona të caktuar, por edhe se mund të nxjerr në dritë ngjarje që ndoshta “do ta vendosnin në rrezik sigurinë kombëtare” dhe shton se mbetet enigmë nëse do të publikohet edhe shkrimi me dorëheqjen e Koxiasit deri te kryeministri i atëhershëm Aleksis Cipras.

Sipas portalit, me siguri libri së pari do të botohet në gjuhën angleze, e pastaj edhe në greke.
Idenë për librin kushtuar Marrëveshjes së Prespës, Koxias e ka ndarë edhe në intervistën e dhënë për MEDIAL-n në fund të vitit të kaluar. Atëherë, ish shefi i diplomacisë greke zbuloi se ka në plan të shkruajë tetë libra që kanë të bëjnë me politikën e jashtme.

“Një vëllim, të paktën ashtu planifikoj, do t’i kushtohet IRJM-së, respektivisht Maqedonisë së Veriut. Nga IRJM-ja deri te Maqedonia e Veriut. Pasi, e dini, talljen e parë autosarkastike që e thash pas dorëheqjes sime, e keni dëgjuar. Thash se dëshirova t’ia ndërroj emrin të mëparshmes, dhe u bëra unë i mëparshëm”, tha Kotsias.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm