E premte, 18 Prill, 2025
20.8 C
Skopje

Kopshti Zoologjik në Shkup: Nga kanceri ngordh jaguari i veçantë Ines

Jaguari femër Ines, një nga kafshët më të dashura të Kopshtit Zoologjik të Shkupit, ka ngordhur sot pas një beteje të gjatë me kancer të metastazuar dhe tumore në disa organe.

 

Nga ZOO Shkup njoftojnë se gjatë periudhës së fundit, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, janë ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për përmirësimin e gjendjes së saj shëndetësore dhe lehtësimin e dhimbjeve, përmes kontrolleve të specializuara, analizave dhe tomografisë kompjuterike. Megjithatë, sëmundja agresive nuk mundi të ndalej.

 

“Ines ishte 22 vjeç, një moshë mbresëlënëse për një jaguarë, duke marrë parasysh që jetëgjatësia e tyre në natyrë është 12-15 vjet, ndërsa në kopshtet zoologjike rrallë arrijnë moshën 23-vjeçare. Do të na mungosh sinqerisht të gjithëve – ekipit të ZOO Shkup dhe kujdestarëve që u përkujdesën për ty me përkushtim për shumë vite,” thuhet në njoftimin e ZOO Shkup.

 

Largimi i Inesit është një humbje e madhe për të gjithë ata që e kanë dashur dhe ndjekur historinë e saj në këto dy dekada.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Trump nis heqjen e emrave të politikanëve nga lista e zezë

Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot...

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads