E diel, 11 Maj, 2025
24.8 C
Skopje

Konkurse të MASH-it për bursa për nxënësit e shkollave të mesme në katër kategori

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot i publikoi konkurset për ndarjen e bursave për nxënësit në shkollat e mesme private dhe publike në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2017/2018. Bëhet fjalë për katër kategori të bursave në vlera të ndryshme të cilat do t’ju ndahen nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

Njëqind e pesëdhjetë bursa në vlerë prej 2.970 denarë në muaj MASH në vitin shkollor 2017/2018 do t’ua ndajë nxënësve-sportistëve të talentuar. Pesëdhjetë bursa në vlerë prej 2.970 denarë në muaj dedikohen për nxënësit e talentuar.

MASH-i do të ndajë edhe 400 bursa për mbështetje sociale të nxënësve nga shkollat e mesme në vlerë prej 2.200 denarë në muaj, si dhe 50 bursa për nxënësit me nevoja të veçanta në vlerë prej 2.750 denarë.

Në konkurset e publikuara në portalin e internetit http://konkursi.mon.gov.mk theksohen kushtet e nevojshme dhe është vendosur fletëparaqitja elektronike e cila duhet të plotësohet. Konkursi është i hapur prej sot dhe do të zgjasë deri më 5 nëntor të vitit 2017, përveç për kandidatët të cilët aplikojnë për bursa për nxënësit me nevoja të veçanta./zhurnal.mk

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads